Në Gdańsk të Polonisë është zhvilluar Konferenca për Rindërtimin e Ukrainës me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive, institucioneve financiare ndërkombëtare, përfaqësuesve të biznesit dhe organizatave të shoqërisë civile nga mbarë bota. Mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama i cili deklaroi në fjalën e mbajtur se “koncepti i këtij takimi është shumë i thjeshtë: nëse rindërtimi pret derisa të bjerë plumbi i fundit, atëherë do të jetë tashmë tepër vonë.