Top Channel/ Rimbursohen profesionistët e lirë që paguan këstet e tatim-fitimit, pas dhjetorit…
18/12/2024 20:32

Tatimet kanë nisur sot rimbursimin e të gjithë atyre profesionistëve të lirë që kishin paguar këstet e tatimit mbi fitimin në fillim të këtij viti. Pas aktit normativ të buxhetit që i hapte rrugën këtyre transfertave, shumat janë reflektuar në llogaritë përkatëse të bizneseve. Drejtoresha e procesit të biznesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Rozana Çelmeta thotë: “Rimbursimi i kësteve të parapaguara nga tatim-paguesit, ofruesit e shërbimeve profesionale kanë nisur ditën e sotme. Akti normativ parashikonte datën 30 dhjetor si afat të fundit për finalizimin e procesit. Pas gjithë masave të marra, u sigurua që ditën e sotme pothuajse 90% të tatim-paguesve të vijojë me përcjelljen e shumave të parapaguara për rimbursim në llogaritë e tyre bankare”. Pagesat janë kryer sot për 8,137 profesionistë të lirë që e kishin llogarinë bankare të regjistruar në e-filing, ndërsa për pjesën tjetër prej afërsisht 900 subjektesh pritet ende plotësimi i këtyre të dhënave. “Akti normativ e përcakton që pagesat do të rimbursohen në llogaritë bankare të tatim-paguesve, për ne është e rëndësishme që t’i kemi këto të dhëna për të kryer këtë proces… ta kryejmë këtë proces që brenda vitit ta mbyllim këtë proces”, shton Çelmeta. Por çfarë me ata që nuk arrijnë të plotësojnë të dhënat brenda 31 Dhjetorit? “Asnjë tatim-paguesi nuk i humbet e drejta për të kredituar shumat që ka parapaguar sepse do të jenë drejtoritë rajonale që nga janari e në vijim do të vijojë me trajtimin e të gjitha rasteve dhe kompensimin e shumave të parapaguara”. Profesionet e lira, ku përfshihen juristë, ekonomistë, profesionistë të IT, inxhinierë, etj. u përfshinë në fillim të vitit në listën e bizneseve që duhet të paguajnë tatimin mbi fitimin. Një vendim i cili u rrëzua më pas nga Gjykata Kushtetuese, duke rikthyer tatimin zero.

Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27
Top Channel/Euro po prek fundin, remitancat e turizmi “rrëzojnë” monedhën europiane në minimum të ri
21/02 19:57