Punimet artizanale janë kthyer sërish në modë duke tërhequr në këtë mënyrë edhe vëmendjen e të rinjve. Edhe pse u duk sikur tradita u zbeh disi, ajo na filluar të rigjallërohet, kjo edhe si rezultat i iniciativave të ndërmarra për rivitalizimin e saj. Në Muzeun Etnografik të Elbasanit prej 4 vitesh organizohen kurse me të rinj të cilët mësojnë traditën e bukur shqiptare.