Ka marrë fund ankthi i fermerëve të zonës pas dëmtimit të rëndë në ujëmbledhësin e Thanës . Prej mbrëmjes së djeshme, problemi jetik i mungesës së ujit për vaditje është zgjidhur plotësisht, falë një ndërhyrjeje intensive dhe në kohë rekord në pikën e njohur si "shkarkuesi katastrofik".