Music International Korça Festival rikthehet këtë korrik në edicionin e tij të tetë me pjesëmarrjen e artistëve të njohur shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Për katër ditë rresht, nga data 10-13 korrik, qyteti juglindor do të gjallërohet nga muzika dhe kërcimi.