Top Channel/ Rikthehet konflikti Armeni-Azerbajxhan: Dhjetëra të vdekur në përleshjet gjatë natës
13/09/2022 18:53

Pas dy vitesh armëpushim kanë shpërthyer sërish tensionet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë . Të dy vendet kanë luftuar dy luftëra dhe kanë parë përplasje të rregullta më të vogla gjatë tre dekadave. Gjatë luftimeve të një nate më parë , dhjetëra ushtarë janë vrarë në luftimet midis vendeve fqinje. Kryeministri i Armenisë Nikol Pashinyan tha se 49 ushtarë të saj humbën jetën në përleshjet gjatë natës. Në thelb të mosmarrëveshjes është rajoni i Nagorno-Karabakut, që sipas kufijve të njohur ndërkombëtarisht është pjesë e Azerbajxhanit, por është e populluar nga armenë etnikë. Ndarja kulturore shtrihet përtej politikës në fe, gjithashtu: Armenia është një vend me shumicë të krishterë, ndërsa Azerbajxhani është kryesisht mysliman. Mosmarrëveshja ka çuar në luftë në shkallë të gjerë në vitet 1980 dhe 1990, një luftë gjashtë-javore në vitin 2020 dhe përplasje të vazhdueshme për dekada. Të dy vendet fajësojnë tjetrin për shpërthimin e fundit të dhunës. Armenia pretendoi se disa qytete përgjatë kufirit ishin bombarduar nga fqinji i saj dhe se ajo i ishte përgjigjur provokimit. Teksa Azerbajxhani nga ana tjetër tha se pozicionet e tij ushtarake u sulmuan së pari. Dhuna vazhdoi të hënën në mbrëmje përpara se Moska të thoshte se kishte negociuar një armëpushim të shpejtë për të hyrë në fuqi të martën herët në mëngjes. Nikol Pashinyan i Armenisë, megjithatë, tha se "intensiteti i luftimeve është ulur, por sulmet në një ose dy fronte nga Azerbajxhani vazhdojnë". Luftimet e së hënës mbrëma besohet të jenë më të këqijat që nga konflikti i vitit 2020, në të cilin u vranë mijëra njerëz. Ajo luftë përfundoi me një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia, ku Armenia tërhoqi trupat e saj nga zonat e pushtuara rreth Nagorno-Karabakut. Pamjet: AFP

Top Channel/ Homoseksualë, myslimanë dhe indigjenë në majat e politikës amerikane
04/11 23:25
Top Channel/ “Kam arritur limitin e vuajtjes”, letra e Brigitte Bardot që tronditi bashkëshortin
04/11 23:21
Top Channel/ Humbje me pasoja globale, trump: I shkatërroj po më shkarkuan
04/11 23:14
Top Channel/ Zgjedhjet përtej Tokës! Si arritën 3 astronautë të votonin nga hapësira?
04/11 23:06
Top News – Ukraina të ‘përveshë mëngët’ / Anëtarësimi në BE: Duhet përshpejtim reformash
04/11 15:18
Top News – Tetë cisterna me naftë ruse drejt SHBA-së/ Ukraina po i monitoron, 300 mijë ton karburant
04/11 14:51
Top News – CIA e akuzoi për ‘vjedhjen e shekullit’ / Kim Jong un përgjigjet me raketa
04/11 14:44
Top News – Rusia, kaos në aeroportet e evropiane / Putin ndez luftën, kërcënime të rreme për bomba
04/11 14:38
Top News – Zgjedhje edhe në hapësirë… / Astronautët e NASA-s ‘hedhin votën’ nga orbita
04/11 13:55
Top News – Irani: Amerikanët i thanë ‘jo’ luftës / Teherani reagon pas fitores së demokratëve
04/11 13:34
Top News – Zelensky nderon Melania Trump / I jep çmimin e rëndësishëm, ‘ndihmoi fëmijët ukrainas’
04/11 13:31
Top News – Një serbe me tatuazhe. Kërkohet gruaja misterioze e supergrabitjes në Holandë
04/11 13:13
Top News – U masakruan nga serbët/ Identifikohen pas 27 vitesh 3 intelektualë të vrarë
04/11 13:12
Top News – Tragjedia e trenave vrau 69 vetë. Dorëhiqet ministri spanjoll-S’mund të qëndroj në detyrë
04/11 12:20
Top Channel/ SHBA,“çudirat” e zgjedhjeve: Hera e pare që fiton një gay, një mysliman, një indigjene…
04/11 12:02
Top News – Rusia, Ukraina dhe Irani…Çfarë ndryshon me fitoren e demokratëve në SHBA?
04/11 11:55
Top News – Një demokrat fiton Teksasin…U mbështet nga ‘dinastia’ Bush, i pari nga viti 1988
04/11 11:53
Top Channel/ Amerika rrëzon Trump, demokratët fitojnë Kongresin: “Na mposhtën cmimet e larta”!
04/11 11:47
Top Channel/“Tsnunami” demokrat i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme!
04/11 11:47
Top Channel/ Protestat në Francë, “dorëzohet” Macron? Premton 4 miliardë euro shtesë për arsimin!
04/11 11:46