Ankthi për festat e fundvitit po rikthehet në të dyja anët e Atlantikut me përhapjen e vrullshme të variantit të fundit dhe më infektues të koronavirusit. Presidenti amerikan, Joe Biden paralajmëroi se Omicroni paraqet rrezik në SHBA duke krijuar valën e re të sëmundjes ndonëse varianti Delta ishte ai që kontribuoi më shumë deri tani në rritjen e numrit të të infektuarve dhe të vdekurve.