Top Channel/Rikthehen zjarret në Krujë, të shtëna në Krastë, pengohet operacioni i shuarjes
23/08/2026 20:08

Zjarret janë rikthyer këtë të diel në Krastë të Krujës, ku 5 vatra janë shfaqur njëkohësisht gjatë ditës. Të favotizuara nga era flakët rrezikuan dhe zonat e banuara. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar forca zjarrfikëse nga Kruja, Kamza dhe Vora, ndërsa në operacion është përfshirë edhe një helikopter i Forcave Ajrore. Sipas burimeve nga bashkia e Krujës dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa situata po shkon drejt normalizimit. Dy vatrat e fundit janë drejt shuarjes. Ndërkaq burime të tjera vendore bëjnë me dije se gjatë ndërhyrjes së zjarrfikësve, në Krastë, janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, që dyshohet se kanë pasur qëllim pengimin e operacionit. Për rastin është njoftuar policia e Krujës, e cila po verifikon rrethanat dhe autorësinë e të shtënave. Zjarret kanë shkaktuar dëme në masivet pyjore të Krujës, veçanërisht në pisha, ullishte dhe dru frutorë. Ndërkohë, Zjarrfikësit, emergjencat civile dhe Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin në disa zona të vendit për kontrollin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit. Në malin e Çikës, mbi Palasë, zjarri është riaktivizuar dhe vijon në një terren të thepisur dhe të vështirë. Operacioni për shuarjen përfundimtare po mbështetet nga dy avionë Air Tractor. Në Pukë, në Prozhem, operacioni po vijon me 30 efektivë të Forcave të Armatosura. Sipas Ministrisē së Mbrojtjes, situata në Gojan–Gjegjan është përmirësuar ndjeshëm, me vatra të izoluara ose të fikura, të cilat mbahen nën mbikëqyrje.

Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48