Shkolla e Hoteleri-Turizmit në kryeqytet është rikonstrukturuar dhe është gati të presë nxënësit në vitin e ri shkollor. Kryeministri Edi Rama vizitoi këtë të mërkurë ambientet e shkollës, e cila ka nisur certifikimin nga Shkolla e Lausanne, më e mira në botë për Hotelerinë, që do të mbështesë nevojat e sektorit Hoteleri-Turizëm.