Një tjetër rrugë në kryeqytet, rruga “Xhorxh W Bush”, po rikonstruksionet sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare nga Bashkia e Tiranës. Përveç rrugës, projekti parashikon edhe rikonstruksionin e kryqëzimeve me rrugët “Xhorxhi Martini”, “Myrtezim Kelliçi” dhe “Jeronim De Rada”, si dhe ndërhyrjen në fasadat e objekteve që ndodhen në anë të saj.