Kievi pritet të paraqesë planin e tij të paqes në bisedimet që po zhvillohen në Rijad të Arabisë Saudite mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre ukrainas. Propozimi ukrainas, sipas mediave të huaja, përfshin ndalimin e sulmeve me raketa me rreze të gjatë dhe një armëpushim që mbulon Detin e Zi.