Shqipëria ka kaluar disa periudha trazirash të cilat për fat të keq kanë prekur dhe shkatërruar institucionet shumë të rëndësishme për kulturën e një populli siç janë bibliotekat. Biblioteka e qytetit të Prrenjasit u shkatërrua në vitet 90 ndërsa një pjesë e mirë e fondit të librave u zhduk. Tashmë pas shumë vitesh, Prrenjasit i është kthyer biblioteka e cila po pasurohet dita ditës falë nismave “Dhuro një libër”.