Muzeu Arkeologjik i Durrësit ka rihapur sot dyert për publikun, pas rikonstruksionit të realizuar me fondet e Bashkimit Evropian në kuadër të programit EU4Culture, pas dëmeve nga tërmeti i vitit 2019. Në inaugurim ishin të pranishëm dhe kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i BE-së Silvio Gonzato, të cilët vlerësuan rëndësinë e këtij investimi për trashëgiminë kulturore, ndërsa nuk munguan as batutat e kryeministrit për raportin e Shqipërisë me Bashkimin Europian.