Ka rinisur lëvizja në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës pas përfundimit të pezullimit të njoftuar nga autoritetet greke. Dhjetëra automjete të vogla, autobusë dhe kamionë kishin krijuar radhë në anën shqiptare, në pritje të hapjes së pikës kufitare për të vijuar udhëtimin drejt Greqisë.