Për shkak të numrit të ulët të regjistrimeve do të ketë një fazë të dytë aplikimi online përmes portalit e-albania. Ministria e arsimit njoftoi se regjistrimi për në klasë të parë dhe të dhjetë do të kryhet edhe përgjatë periudhës 15 gusht deri në 30 korrik. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi theksoi se janë marr në konsideratë shqetësimet e nxënësve dhe prindërve të cilët e kanë pasur të pamundur regjistrimin për arsye teknike apo për shkak të tejkalimit të afateve të përcaktuara. Rihapja e portalit e-albania për regjistrimin e nxënësve në shkolla ka sjell edhe disa ndryshime.