Qarkullimi i trageteve nga Korfuzi në Sarandë pritet të zhbllokohet që prej pasdites së sotme, pasi është konfirmuar zyrtarisht rifillimi i lëvizjes me portin e Sarandës. Prej ditës së martë do të hyjë në funksion edhe një traget i dytë me shpejtësi të lartë. Ritmi ditor gjithsesi mbetet i ulët, ndërkohë që përmirësim i situatës javën e ardhshme kur do të mundësohet mbërritja në mëngjes nga Korfuzi dhe kthimi në darkë. Ky lloj itinerar lëvizjeje ka qenë ritmi tipik deri vitin e kaluar.