Era ka riaktivizuar disa vatra zjarri në Margëlliç të Patosit. 8 mjete zjarrfikëse vijojnë betejën me flakët, ndërsa terreni i vështirë kodrinor dhe era favorizojnë përhapjen e zjarrit. Forcat në terren po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave.