Riaktivizohet vatra e zjarrit në kodrat e Vajkanit në Fier. Flakët kanë shpërthyer në një sipërfaqe të mbjellë me ullinj dhe pisha. Në terren janë efektivët e repartit zjarrfikës të Fierit dhe mjetet zjarrfikëse. Boçet e thata të pishave bëjnë që flakët të përhapen në një territor më të gjerë, ndërsa flakët favorizohen edhe nga moti i nxehtë.