Top Channel/ Rezoluta në Kuvend, deputetja Kuko: Falenderoj AMA-n për punën e bërë, DSA një urgjencë
13/07/2026 18:34

Deputetja socialiste, Romina Kuko, ka folur për rezolutën e Autoritetit të Mediave Audiovizive në Parlament, duke e përgëzuar për punën e saj AMA-n. Ajo tha se Digital Services Act (DSA), në kuadër të Kapitullit 10 të negociatave me BE-në, është urgjencë. “Falenderoj AMA-n për punën e bërë. Sfidat janë të mëdha, dhe rekomandimet e sotme do ta përmirësojnë kuadrin. Por realiteti ku jetojmë sot është ky: pjesa dërrmuese e dëmit nuk ndodh më në ekranin televiziv. Ndodh online, ku diskursi ka kaluar prej kohësh në agresion të hapur. Ne kontrollojmë cilësinë e ushqimit që hamë, ajrin që thithim, ujin që pimë. Çdo gjë që hyn në trupin e fëmijëve tanë e kemi rregulluar me ligj e me institucion mbikëqyrës. Por mbi atë që ushqen mendjen e tyre çdo ditë, çdo orë, sot s’kemi asnjë kontroll. Përtej edukimit, që kërkon kohë dhe durim, sepse shumë veta ende ngatërrojnë lirinë e fjalës me lirinë për dhunë, përgjegjësia duhet të bjerë mbi platformat. Digital Services Act, në kuadër të Kapitullit 10 të negociatave me BE-në, është urgjencë. Qeveria po punon për transpozimin e saj. Na duhet gjithashtu ligj kombëtar dhe një Koordinator Kombëtar i Shërbimeve Dixhitale, siç e ka çdo shtet europian. Sot platformat reagojnë vetëm mbi bazë vullnetare. S’kemi detyrim ligjor për të identifikuar nëse profile të caktuara janë burim botësh false, trollash, ushtri të krijuara për të formuar opinion, për të shpërndarë panik, apo për të vrarë personazhe apo biznese. Kjo është armë e luftës hibride online, dhe përgjegjësia për të është e vetë platformave. Ligji duhet ta thotë këtë qartë, jo ta lërë në duart e proceseve gjyqësore që zgjasin me vite, ndërkohë që dëmi tashmë është bërë. Dhe këtu dua të jem krejt e qartë, sepse kjo është linja ime, dhe s’kam ndërmend ta zbut. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e ka thënë prej vitesh: portalet online kanë detyrim ligjor të moderojnë komente që bëjnë thirrje për dhunë ose për akte terroriste. Si detyrim! Hapni sot cilindo portal me lajme kontroversiale dhe shikoni se çfarë ndodh te komentet poshtë artikullit: njerëz me qëndrime të forta, që thjesht bien ndesh me opinionin e disave, dënohen çdo ditë me “vdekje karakteri” , me linçim publik të organizuar, sistematik, të pandëshkuar. Dhe përgjegjësia për këtë s’shkon vetëm te komentuesi anonim. Shkon edhe te vetë platforma që e lejon, e nuk e modereon, sepse çdo klikim shtesë i sjell fitim. Liria e fjalës është e shenjtë por nuk do të fshihemi më prapa lirisë së fjalës kur ajo përdoret si mburojë për dhunë të organizuar. Liria e fjalës ka qenë gjithmonë e shoqëruar me përgjegjësi, është vetë thelbi i së drejtës europiane për të cilën po flasim sot. Dhe hallka më e dobët mbeten të miturit. Statistikat s’lënë vend për debat: sipas Policisë së Shtetit, rastet e referuara të dhunës online kundër fëmijëve u shtuan nga 122 në 2021 në 461 në 2024. Vetëm te iSIGURT.al, gjatë 2025-ës, patëm 615 raportime, 46% më shumë se një vit më parë, 71% vajza, 82% e rasteve në TikTok. Prapa çdo shifre është një fëmijë, një familje. Australia ka ndaluar tashmë aksesin e të miturve në rrjete sociale. Britania e Madhe po e konsideron seriozisht. Ne s’e kemi hapur ende këtë diskutim por është urgjencë ta hapim, të paktën për të filtruar përmbajtjen drejt platformave ku fëmijët janë masivisht të pranishëm. Ekziston sot një marrëveshje vullnetare mes operatorëve të telefonisë. Kjo marrëveshje duhet sanksionuar me ligj, me rol të qartë për AKEP-in. Propozoj konkretisht: numrat e përdorur nga të miturit të regjistrohen nën një regjistër të veçantë, me internet të kufizuar sipas moshës , duke ruajtur privatësinë e regjistrit por si detyrim ligjor për prindërit, jo si opsion. S’do të lejonim kurrë që një i panjohur me qëllime të këqija t’i afrohej fëmijëve tanë për t’i helmuar mendjen me informacion të papërshtatshëm. Pse duhet ta lejojmë këtë në internet? Përgjegjësia bie mbi individët por mbi të gjitha mbi platformat”, tha Kuko.

Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48