Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë qarkulluar një draft-rezolutë mes vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku dënohen referendumet e rreme të mbajtura këto ditë në territorret e pushtuara ukrainase. Në dokument u bëhet thirrje vendeve të Këshillit të mos e njohin statusin e ndryshuar të Ukrainës dhe ta detyrojnë Rusinë të tërheqë trupat ushtarake nga shteti fqinj. Pamjet: AFP