Top Channel/ Rezart Taçi në kërkim. Arrestohet kunati dhe ish-truproja, pastronin para për mafien
12/11/2021 19:42

SPAK lëshoi urdhëra arresti për sipërmarrësin Rezart Taçi dhe dy bashkëpunëtore të tij, të dyshuar se janë përfshirë në një skemë pastrimi parash. Sipërmarrësi Taçi është në kërkim, pasi rezulton të jetë jashtë vendit, ndërsa dy bashkëpunëtorët, kunati i tij Artur Balla dhe ish truproja e tij Bledar Lilo, janë vënë në pranga. Sipas SPAK-ut, nga provat e grumbulluara në bashkëpunim me Prokurorinë e Palermos në Itali, janë krijuar dyshime të arsyeshme për organizimin dhe funksionimin e një operacioni kompleks financiar ndërkombëtar të kundërligjshëm, të shtrirë në disa shtete të ndryshme, që ka pasur si qëllim “pastrimin” e një shume monetare të konsiderueshme. Skema e pastrimit të parave drejtohej nga disa italianë, ku spikat emri i sipërmarrësit Francesco Zummo, i dyshuar dhe më parë për lidhje me organizatën mafioze italiane Cosa Nostra. Ata kanë dërguar në një bankë në Shqipëri afro 19 milionë euro, transferimi i mëtejshëm i të cilave dyshohet se do të kryhej nga Taçi dhe bashkëpunëtorët e tij, përmes kompanive të tyre. Mbi 18 milionë euro janë bllokuar dhe janë sekuestruar nga SPAK. Rezart Taçi mohon çdo lidhje me këtë skemë pastrimi parash.

Top Channel/ Shpërthim në oborrin e administratorit të njësisë Qesarat, Kapa: Nuk kam konflikte
06/04 19:59
Top Channel/ “17 prilli”, Berisha: Të kthemë Shqipërinë drejtë integrimit, fitore dhe vetëm…
06/04 19:55
Top Channel/ “Rritja e Naftës”, kryedemokrati: Nafta ka arritur çmimet më të larta në botë
06/04 19:54
Top Channel/ ”Rroftë doktori”, Berisha: Qytetaret kane nevoje për zërin e së vartëses, se ne…
06/04 19:53
Top Channel/ “Familjet me ndihma ekonomike”, qytetarja: Kjo është beteja për jetën e…
06/04 19:52
Top Channel/ Foltorja e Partisë Demokratike, Balliu: Të qëndrojmë këtu deri sa të fitojmë
06/04 19:52
Top News – Braçe mbikëqyr tregun e fruta-perimeve: Çmimet në Tiranë, çmenduri!
06/04 19:49
Top Channel/ Protesta për gjuhën në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe…
06/04 19:48
Top Channel/ Tenderat, 148 të akuzuar në 2 vite, SPAK skanon dhjetëra institucione dhe projekte
06/04 19:46
Top Channel/ Pamjet nga kamerat e sigurisë, i riu “tapë” hyn në qendrën tregtare në Vlorë e…
06/04 18:46
Top News- Rreth 2 orë, studentët protestë në Shkup, kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën shqipe
06/04 16:44
Top News- ‘Gjuha shqipe e drejta jonë’/ Studentët protestë në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen
06/04 15:48
Top News-Të shtënat pranë Shtëpisë së Bardhë/ Shërbimi sekret merr në dorë hetimet, kërkon autorët
06/04 15:34
Top Channel/ Lamtumirë Ilirjan Shkurti. Artistë dhe qytetarë homazhe aktorit pogradecar
06/04 15:32
Top Channel/ Reagon Tirana për studentët në RMV: Provimet në shqip janë të garantuara
06/04 15:31
Top News- Përgatitje për luftë, ushtria gjermane ndalon burrat të udhëtojnë jashtë vendit
06/04 15:29
Top News- Ushtria ruse në krizë për ushtarë/ Mashtron dhe rekruton burra të varur nga alkooli
06/04 15:28
Top News – President i ri apo zgjedhje? Abdixhiku: Ende nuk kemi asgjë të re, zgjedhjet nuk i duam
06/04 15:17
Top News – Asnjë emër konsensual për president! Kurti: Do vazhdojmë bisedimet
06/04 15:17
Studentët shqiptarë mbushin sheshet në Shkup/ Analiza në studio: Përplasje fizike dhe kundërshtime
06/04 15:13