Top Channel/ Revolucion francez apo grusht shteti? Tre skenarët për Iranin
15/01/2026 23:00

Thirrjet e Donald Trump për revolucion në Iran ndezën pritshmëri të mëdha, por politika lëviz më shpejt se historia. “Rënia e Republikës Islamike nuk është çështje dëshire, por skenarësh konkretë” shkruan “Corriere della Sera”, që në analizën e saj vlerëson se deri tani ekzistojnë tre skenarë dhe secili prej tyre ka pasoja të rënda. Skenari i parë është revolucioni popullor, i ngjashëm me modelin francez. Rrëzimi i dhunshëm i regjimit do të shoqërohej me gjykata revolucionare, spastrime dhe përplasje mes fituesve. Përvoja e vitit 1979 dhe lufta në Siri tregojnë se kjo rrugë hap cikle gjakderdhjeje dhe destabilizimi rajonal. Në një Iran me 90 milionë banorë dhe ekonomi të kontrolluar nga elitat fetare e ushtarake, një “terror revolucionar” do të ishte shkatërrues. Skenari i dytë lidhet me opozitën në mërgim, veçanërisht me djalin e Shahut. Por mungesa e strukturave brenda vendit, e një lidershipi të organizuar dhe e kontrollit të institucioneve e bën këtë alternativë të brishtë. Protestat kanë qenë të shpeshta, por pa drejtim dhe pa një forcë që të marrë pushtetin real. Skenari i tretë, më pak ideologjik por më realist, është një grusht shteti ushtarak. Një tranzicion nga brenda aparatit të sigurisë do të shmangte kaosin, do të ruante shtetin funksional dhe do të garantonte stabilitetin minimal. Çmimi do të ishte ngrirja e ndryshimeve demokratike, por historia tregon se kjo rrugë shpesh ndalon shkatërrimin total. Rënia e regjimeve nuk sjell automatikisht liri. Në Iran, dilema nuk është vetëm si përfundojnë ajatollahët, por çfarë vjen pas tyre. Dhe kjo mbetet pyetja më e rrezikshme.

Top Channel/ Lindja e Mesme në flakë: SHBA dhe Izraeli godasin Iranin, mister fati i Khameneit
01/03 01:21
Top Channel/ E BUJSHME! Vritet Khamenei?! Trump e Netanjahu e pohojnë: Informacion i saktë!
01/03 00:18
Top Channel/ Mijëra grek në rrugë, përkujtojnë viktimat e aksidentit në Tempi
28/02 22:30
Top News – Valë shpërthimesh në Lindjen e Mesme. Shtetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane
28/02 21:21
Top News- Vuçiç flet për pasoja, e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999
28/02 21:00
Top Channel/ Përshkallëzohet lufta, Irani i kundërpërgjigjet ashpër Izraelit
28/02 20:18
Top News – Trump telefonatë me Netanyahun, diskutojnë për ecurinë e luftës me Iranin
28/02 19:40
Top News – Clinton dëshmon për Epstein. ‘Nuk kisha dijeni për krimet e tij, s’kam gabuar’
28/02 18:45
Top Channel/ Terror në Dubai! Shpërthime me raketa në Palm Jumeirah, Emiratet në gatishmëri
28/02 18:36
Top News – Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit. Rrezik për tregtinë globale të naftës dhe gazit
28/02 18:24
Top News-Udhëheqësi i Iranit në shënjestër, 7 raketa goditën zyrën e tij/ Mediat: Është vrarë
28/02 16:50
Top Channel/ Rrëzohet një avion me para në Bolivi, vdesin 20 persona. Banorët marrin paratë në tokë
28/02 15:21
Top Channel/ Nga BE e Kosova tek Marine Le Pen, mbështetet sulmi ndaj Iranit: Të fitojë populli!
28/02 15:12
Top Channel/ Rama: Me SHBA dhe Izraelin, reagimi për sulmin ndaj Iranit: Gardën iraniane…
28/02 14:58
Top Channel/ “Dorëzohuni ose vdisni”: SHBA sulmon Iranin, Trump: “Do rrëzojmë diktatorët islamikë”!
28/02 14:57
Top Channel/ Tre vite nga tragjedia hekurudhore! Grekët në protestë, nisin trazirat, 80 të arrestuar
28/02 14:45
Top News – Lufta me Iranin ngre më këmbë Europën. Macron kërkon negociata, Starmer mbledh qeverinë
28/02 14:40
Top News- A do futet në luftë BE? Vjen reagimi i parë: Situata në Iran është e rrezikshme
28/02 14:28
Top News – Eliminohet kreu i Gardës Revolucionare. Sulmet në Iran shënjestrojnë udhëheqësit e lartë
28/02 14:05
Top News – Viktima nga shpërthimet e raketave. Mes të vrarëve edhe fëmijë, u godit një shkollë
28/02 14:04
DIGITALB DIGITALB