Top Channel/ Revoltë në kampin e Gjadrit, plas sherri mes emigrantëve, thyerje e shkatërrim!
15/04/2025 19:36

Vetëm pak ditë pasi mbërritën në tokën shqiptare dhe u akomoduan në kampin e Gjadrit, emigrantët e sjellë nga Italia kanë shkaktuar tension. Ndonëse nga jashtë situata dukej e qetë, mediat italiane zbulojnë se brenda kampit të Gjadrit nuk ka munguar tensioni gjatë këtyre dy ditëve. Siç raportojnë mediat fqinje, një pjesë e emigrantëve që po mbahen në Gjadër prej 11 prillit janë revoltuar, duke kryer edhe akte dhune. Sipas autoriteteve italiane, që iu referohen mediat, rreth 20 emigrantë kanë dëmtuar dhomat ku po qëndrojnë, si dhe kanë shkatërruar një pjesë të pajisjeve brenda tyre. Sipas të njëjtave burime nga përtej Adriatikut, 3 prej emigrantëve kanë marrë lëndime të lehta me thikë. Menjëherë pas incidentit kanë reaguar autoritetet italiane, që menaxhojnë gjithçka ndodh brenda kampit, duke vendosur në izolim emigrantët problematikë, të cilët po mbahen nën monitorim. Lidhur me tensionin brenda kampit shqiptar mediat italiane kanë pyetur ministrin e tyre të Brendshëm, Mateo Piantedosi, i cili ka konfirmuar se kontigjenti është problematik, pasi mes tyre ka edhe të akuzuar ose të dënuar për krime të rënda, përfshirë vrasje të mbetur në tentativë, dhunë seksuale, lëndime, pornografi me fëmijë, vjedhje, grabitje dhe posedim të lëndëve narkotike. 40 emigrantët që mbërritën në Shëngjin me anije ‘Libra’ me 11 Prill, janë kontigjent kriminal ndaj iu është refuzuar azili në Itali. Ata do të qëndrojnë në kampin e Gjadrit, derisa të riatdhesohen në vendet e tyre të origjinës. Afati maksimal i qëndrimit në Shqipëri do të jetë 18 muaj. Fillimisht, kampi i Gjadrit ishte konceptuar për të strehuar përkohësisht azilkërkuesit e shpëtuar në det nga anijet italiane. Por me dekretin e ri të qeverise Meloni, “Gjadri” do të shërbejë si qendër ndalimi për emigrantët që nuk kanë më të drejtë azili dhe pritet të deportohen në vendet e tyre të origjinës.

Top Channel/ Berisha: Ulja e Akcizës pa vlerë, qeveria gënjen për integrimin
06/04 22:20
Top News – ‘Çmenden çmimet e fruta-perimeve’. Braçe mbikëqyr tregun në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta
06/04 21:00
Top Channel/ Berisha për procesin e integrimit: 15 vende do të bllokojnë Shqipërinë
06/04 20:38
Top Channel/ Berisha para kryeministrisë: Studentë ju paguani tarifën më të lartë në Europë pas…
06/04 20:24
Top Channel/ Shpërthim në oborrin e administratorit të njësisë Qesarat, Kapa: Nuk kam konflikte
06/04 19:59
Top Channel/ “17 prilli”, Berisha: Të kthemë Shqipërinë drejtë integrimit, fitore dhe vetëm…
06/04 19:55
Top Channel/ “Rritja e Naftës”, kryedemokrati: Nafta ka arritur çmimet më të larta në botë
06/04 19:54
Top Channel/ ”Rroftë doktori”, Berisha: Qytetaret kane nevoje për zërin e së vartëses, se ne…
06/04 19:53
Top Channel/ “Familjet me ndihma ekonomike”, qytetarja: Kjo është beteja për jetën e…
06/04 19:52
Top Channel/ Foltorja e Partisë Demokratike, Balliu: Të qëndrojmë këtu deri sa të fitojmë
06/04 19:52
Top News – Braçe mbikëqyr tregun e fruta-perimeve: Çmimet në Tiranë, çmenduri!
06/04 19:49
Top Channel/ Protesta për gjuhën në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe…
06/04 19:48
Top Channel/ Tenderat, 148 të akuzuar në 2 vite, SPAK skanon dhjetëra institucione dhe projekte
06/04 19:46
Top Channel/ Pamjet nga kamerat e sigurisë, i riu “tapë” hyn në qendrën tregtare në Vlorë e…
06/04 18:46
Top News- Rreth 2 orë, studentët protestë në Shkup, kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën shqipe
06/04 16:44
Top News- ‘Gjuha shqipe e drejta jonë’/ Studentët protestë në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen
06/04 15:48
Top News-Të shtënat pranë Shtëpisë së Bardhë/ Shërbimi sekret merr në dorë hetimet, kërkon autorët
06/04 15:34
Top Channel/ Lamtumirë Ilirjan Shkurti. Artistë dhe qytetarë homazhe aktorit pogradecar
06/04 15:32
Top Channel/ Reagon Tirana për studentët në RMV: Provimet në shqip janë të garantuara
06/04 15:31
Top News- Përgatitje për luftë, ushtria gjermane ndalon burrat të udhëtojnë jashtë vendit
06/04 15:29