Një trazirë e dhunshme ka shpërthyer në burgun Piazza Lanza në Katania të Siçilisë, ku qindra të burgosur dyshohet se kanë marrë kontrollin e dy reparteve të objektit, duke shkaktuar një situatë të rëndë për autoritetet e sigurisë. Sipas informacioneve paraprake, incidenti ka nisur brenda ambienteve të burgut, ndërsa forcat e sigurisë janë angazhuar për të rikthyer kontrollin dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës.