Fjalimi i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, u prit me revoltë dhe protesta brenda dhe jashtë sallës. Gjatë kohës që kryeministri Netanyahu fliste në podiumin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për luftën e Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit, duke thënë se “të gjithë do të ishin të vdekur, nëse Uashingtoni dhe Tel Avivi nuk do të sulmonin Teheranin dhe të shkatërronin objektet e tij bërthamore”, shumë delegatë braktisën sallën e OKB-së.