Top Channel/ Restaurim me buldozer ne Finiq! Gërmime në Parkun Arkeologjik, reagon ministri Gonxhe
11/12/2025 20:18

Top Channel investigoi dhe zbuloi se pas gërmimeve të kryera ditët e fundit në Parkun Antik të Finiqit, nuk qëndrojnë thesarkërkues – siç denoncuan fillimisht turistët – por punonjës të shtetit, të cilët po gërmonin në mes të parkut arkeologjik me mjete të rënda. Në këtë zonë të mbrojtur ka nisur projekti “Restaurimi dhe konsolidimi i murit rrethues”, me një vendim të datës 25 korrik 2025 të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, pas kërkesës së bërë nga Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore. Institucioni përgjegjës për zbatimin e punimeve është Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë. Pikëpyetjet janë të mëdha, jo për faktin që është dhënë leje për restaurimin e murit rrethues të sitit arkeologjik, por për mënyrën se si po kryhen këto ndërhyrje. Lejimi i mjeteve të rënda në zemër të parkut antik rrezikon seriozisht integritetin e sitit, duke cenuar shtresat arkeologjike të ekspozuara dhe strukturat antike që janë zbuluar me kujdes ndër vite. Situata problematike u përforcua edhe më shumë nga fakti se rruga që të çon drejt sitit arkeologjik ishte totalisht e bllokuar. Ekipi i Top Channel u detyrua të ecte për afro 30 minuta në këmbë, për të mbërritur në vendin e punimeve dhe për të parë nga afër situatën. Në terren u panë relike të hapura e të ekspozuara në shesh, ndërsa mjetet e rënda ishin pozicionuar pikërisht në mes të parkut, aty ku arkeologët shqiptarë dhe të huaj kanë punuar për gati një dekadë vetëm me mjete dore, për të shmangur çdo dëmtim të sitit. Ndërkohë, Bashkia e Finiqit dhe instancat e tjera vendore deklaruan për Top Channel se nuk kishin asnjë dijeni për ndonjë ndërhyrje të tillë të nisur në parkun antik. Por a rrezikon kjo mënyrë ndërhyrjeje punën gati 10-vjeçare të arkeologëve? Përgjigjja është e qartë sipas arkeologut Halil Shabani, i cili e cilëson këtë praktikë si të patolerueshme, duke theksuar se metoda të tilla nuk zbatohen në asnjë vend ku respektohen standardet e konservimit dhe restaurimit arkeologjik. Sinc Edhe ministri Blendi Gonxhe ka reaguar ndaj pretendimeve të turistëve, duke theksuar se në Finiq po zhvillohen punime të miratuara restaurimi, të cilat po kryhen sipas standardeve dhe procedurave ligjore. Ai vuri në dukje dy çështje thelbësore: rëndësinë e respektimit të projektit të restaurimit dhe garantimin e sigurisë së strukturave dhe vizitorëve gjatë procesit.”

Top News- Oshtijnë qiejt nga breshëritë e raketat, avionët luftarakë të RAF luftë me dronët iranian
09/03 23:15
Top News- Kush po e fiton luftën në Iran? Ja rezymeja ushtarake dhe taktikat që po përdoren
09/03 23:15
Top News- SHBA përdori raketat Tomahawk kundër Iranit, ekspertët: Sulmi vetëm nga amerikanët
09/03 23:15
Top News- Sulmet me raketa nga Irani, Shqipëria gati hapat e parë në OKB
09/03 22:55
Top News- Makina përplaset me shtyllën e më pas me një mur rrethues, humb jetën shoferi
09/03 22:42
Top Channel/ Sherr mes turqish në Tiranë, njëri plagoset me armë
09/03 22:04
Top Channel/ Aksident me vdekje në Shkodër, automjeti del nga rruga dhe përplaset me shtyllën
09/03 21:30
Top News- Berisha: 12 Marsi, ditë e madhe, nënshtrimi ndaj këtij regjimi një gabim i pafalshëm
09/03 21:25
Top Channel/ Të shtëna me armë në Shkodër, arrestohet shoferi, në kërkim pasagjeri
09/03 19:50
Top Channel/ Dënohen Bardhi e Balliu, falet Balla! Etika përjashton me 10 ditë demokratët
09/03 19:49
Top Channel/ Protesta e opozitës më 12 mars, Berisha zbulon orën e tubimit para Kuvendit
09/03 19:48
Top Channel/ Gjykim për “Ranën e Hedhur”, 9 të pandehur për ndërtimet pa leje
09/03 19:47
Top News – Shqipëria në krah të Turqisë / Rama: Dënojmë sulmin me raketë balistike të Iranit
09/03 19:45
Top Channel/ “12 marsi është një ditë e madhe”, Berisha: Protesta do të mbahet në orën 10 para Kuvendit
09/03 19:16
Top Channel/ Foltorja e PD para Kryeministrisë, Berisha thirrje të rinjve: Ngrihuni, dilni në shesh
09/03 19:01
Top Channel/ “Duhet t’i dilni zot vendit tuaj”, Berisha: Rama po shkatërron ëndrrën europiane
09/03 19:01
Top Channel/ Foltorja e PD para Kryeministrisë, Berisha: Ky shesh do t’i jap fund regjimit të…
09/03 19:00
Top News – Shoferi rebel s’i bindet Policisë / Pasagjeri qëllon me armë në ajër në Shkodër
09/03 18:36
Top News – Kapet i dënuari për drogë / Fshihej në fshatin Pishkash, tentoi t’i ikte Policisë
09/03 18:35
Top Channel/ I dënuar me 9 vite burg nga GJKKO për grup kriminal, arrestohet në Elbasan 37-vjeçari
09/03 18:19
DIGITALB DIGITALB