Në Gjirokastër këto ditë po përfundon një kamp restaurimi me pjesëmarrjen e disa dhjetëra studentëve të arkitekturës nga Shqipëria. Kampi është pjesë e praktikës mësimore të arkitektëve të rinj por pritet të sjellë rezultate të rëndësishme sa i përket rilevimit dhe projenteve të restaurinit të rreth 6 banesave monumente kulture të kategorisë së parë si banesa Zekate, shtëpia e Çerçiz Topullit, banesat Reso, Babameto, Totozani e Kalemi.