Shqipëria po rritet në sytë e botës, aq sa investitorë potencial e të fuqishëm si dhëndri i ish presidentit Donald Trump projektojnë zhvillimin turistik të ishullit të Sazanit dhe Zërnecit në vlerën e investimit të 1 miliardë dollarëve, mendojnë kështu ekspertët e turizmit vendas. Për ta është një lajm i rëndësishëm që nxit edhe investime të tjera të huaja si dhe ekspozon Shqipërinë te vizitorët elitarë.