Rrëshqitja e tokës në vendin e quajtur Klos Katund, ka bllokuar rrugën nacionale Qafë Buallit-Klos për rreth dy orë, por jo vetëm rrëshqitjet e tokës, po rrezikojnë edhe disa banesa të fshatit Klos Katund. Banorët shprehen se jemi të rrezikuar pasi rrëshqitja e tokës po afrohet afër banesave, ndaj kërkojnë ndihmë nga ana e instancave përkatëse.