Reshjet intensive dhe të dendura në Vlorë kanë shkaktuar dëme në qytet me përmbytje, ndërsa në disa rrugë ka patur rrëshqitje të dherave. Një nga akset e bllokuara është bypass-i në afërsi të fshatit Kaninë, ku në një pjesë të saj dherat e kanë mbuluar tërësisht.