Reshjet e dendura të dëborës kanë bërë të pakaluershëm aksin rrugor Klos-Qafë Murrizë, ku po punohet për pastrimin e rrugëve me synim qarkullimi e lirshëm të automjeteve. Policia ka bërë me dije se për tu kthyer drejt Tiranës dhe anasjelltas duhet të kalohet në aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz derisa të bëhet zhbllokimi i plotë i saj.