Reshjet me intensitet të lartë gjatë dy ditëve të fundit kanë sjellë problematika në disa zona të vendit. Nga ura e Mifolit, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njoftoi se tashmë situata është nën kontroll , niveli i lumit Vjosa ka rënë ndërsa janë përmbytur disa qindra hektarë tokë në zonën e Vlorës dhe Fierit. Rreth 30 familje janë evakuuar për të shmangur çdo lloj dëmi.