Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur në Japoninë lindore ku rajoni i Chibas, pranë kryeqytetit Tokio, u godit nga reshje rekord. Reshjet, të cilat autoritetet i kanë përshkruar si “të paprecedenta”, ndërprenë energjinë elektrike për më shumë se 20 mijë familje, ndërsa rreth 7 mijë udhëtarë mbetën të bllokuar gjatë natës në aeroportin e Naritas.