Një situatë jo e qëndrueshme paraqitet në shumë qarqe të vendit për shkak të reshjeve të dendura të shiut gjatë mbrëmjes, të cilat vijojnë ende. Në qarkun e Elbasanit reshjet e shiut kanë qenë prezente mbrëmjen e shkuar me intensitet mesatar dhe të lartë. Si pasojë, tek ura e Shkumbinit në aksin Elbasan-Cërrik një biznes rrezikonte përmbytjen dhe në fshatin Mjekës Nj.A Shirgjan, bashkia Elbasan, një banesë rrezikonte futjen e ujit në banesë.