Edhe në Bulqizë ka patur reshje të dendura të shiut. Është bllokuar rruga që lidh Lagjen e vjetër me Lagjen e Re, ndërsa janë dëmtuar disa makina. Shkak i bllokimit të rrugës kanë qenë prurjet e mëdha të përrenjve që shkarkojnë në kanalin kryesor si dhe bllokim i pusetave, për shkak të reshjeve të dendura.