Reshjet e dendura të dëborës dhe temperaturat disa gradë nën zero kanë shkaktuar krijimin e ngricave në disa akse të qytetit. Bora e shoqëruar me erë të fortë këtë të premte pasdite ka bërë që akset Bulqiza-Peshkopi, Bulqizë-Martanesh-Ura e Çereneci-Librazhd të kenë prezencë të lartë të akullit.