Athina është përfshirë nga reshje të dendura bore këtë fillim jave, ndërsa temperaturat janë ulur. Shumë pak qarkullim është parë rrugëve të kryeqytetit grek, ndërsa mjetet borëpastruese janë vendosur në rrugë. Në zonat veriore periferike të kryeqytetit të vendit disa rrugë janë bllokuar, ndërsa aksi Athinë -Selanik për momentin është i kalueshëm vetëm me zinxhirë.