Tregtia e jashtme është ngadalësuar në katër e muajt e parë të vitit. Në muajin prill rënia ishte edhe më e fortë për eksportet shqiptare me gati 20%. Edhe importet pësuan gjithashtu rënie me rreth 4%, ndërsa deficiti tregtar vijon të zgjerohet. Tashmë tregtia e jashtme ka kaluar në territor negativ në krahasim me vitin e kaluar.