Top Channel/ Rënia e regjimit të Assad, VOA-s: Rusia humbet aleatin kryesor në Lindje të Mesme
10/12/2024 18:21

Sundimtari i rrëzuar sirian Bashar al-Assad iku në Moskë pasi u arratis nga Damasku të dielën, ku i është dhënë azil politik. Kremlini ishte një nga mbështetësit kryesorë të Assadit në përpjekjet brutale të qeverisë së tij për të mposhtur rebelët. Disa ditë më parë roli i Moskës në Siri dukej i palëkundur, por tani, sipas ekspertëve, Kremlini do ta ketë të vështirë të rifitojë terrenin e humbur. Flamuri i opozitës siriane u ngrit të hënën në ambasadën e Sirisë në Moskë, një tregues se Rusia ka humbur një aleat kyç në Lindjen e Mesme dhe se tani duhet të rimendojë strategjinë dhe aleancat e saj në rajon. Kremlini i dha azil udhëheqësit të rrëzuar sirian dhe familjes së tij dhe bëri thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar këtë çështje. Për Moskën, rënia e Asadit është një goditje e rëndë. “Ndërhyrja e Moskës në Siri ishte një mënyrë për të treguar se ajo është një fuqi botërore dhe e aftë për të ndikuar jashtë fqinjëve të saj të afërt. Pra, sa i përket ndikimeve gjeopolitike, kjo tregon se Rusia është më pak e fuqishme nga sa do të donte të shihej në pjesën tjetër të botës”, thotë Kate Johnston nga Qendra për një Siguri të Re Amerikane. Moska është përfshirë në luftën e Sirisë që nga viti 2015 për të mbështetur Assadin, duke investuar burime dhe jetët e ushtarëve rusë, që tani mund të cilësohet si një investim i dështuar. Analistët thonë se janë të tjerët ata që do të përfitojnë nga rënia e Assadit pas luftës civile 13-vjeçare të Sirisë.

Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34
Top Channel/ Houthit godasin Izraelin nga Jemeni, rritet rreziku për hapjen e një fronti të ri
28/03 10:14
Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45