Pas rrëzimit nga pushteti të Bashar Al Assadit, komuniteti ndërkombëtar bën thirrje për stabilitet e paqe në Siri. Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të mbajë një takim urgjentm të thirrur nga Rusia e cila raportohet t`i ketë ofruar azil liderit sirian dhe familjes së tij. Moska pohoi se trupat ruse në Siri janë në alarm të madh, por shton se rebelët kanë “garantuar” sigurinë e bazave të saj ushtarake në këtë shtet.