Incidenti në njërën prej qendrave të votimit në Pogradec është rënduar. Eksponenti i PD Luan Tollozhina goditi me grusht komisionerin e PS Entin Gegën në qendrën e votimit pasi vajza e tij kryetarja e komisionit u përfshi në një debat me të. Tollozhina ra në pranga pasi rreth orës 10.30 hyri në QV Nr.3901 në Pogradec, dhe ka goditur duke i shkaktuar dëmtime fizike 52 vjeçarit me detyrë anëtar komisioni i forcës politike Partia Socialiste e Shqipërisë në këtë qendër votimi.