Top Channel/ Renditja e Shqipërisë në PISA, rezultatet tregojnë përmirësim, Rama: Të parët në rajon
09/09/2026 19:46

Rezultatet e Pisa 2025 tregojnë një përmirësim të Shqipërisë në testin ndërkombëtar për 15 vjecarët. Krahasuar me të dhënat e 2022 në lëndën e matematikës rritja është me 65 pikë, në shkencë me 59 pikë ndërsa në lexim me 50 pikë. Në rajon Shqipëria renditet e para në shkencë dhe matematikë duke lënë pas Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën por edhe Greqinë. Lajmi mori dhe vëmendjen e kryeministrit Edi Rama i cili përgëzoi arritjen e nxënësve. Të parët në rajon, duke zënë vendin që kemi ambicie të zëmë në çdo drejtim dhe në çdo sektor, por që në këtë rast i bën një nder shumë të madh, një nder shumë të madh jo qeverisë thjesht, por i bën një nder shumë të madh në radhë të parë të gjithë atyre që kanë në duar fëmijët tanë. I bën një nder shumë të madh edhe drejtuesve të shkollave, natyrisht gjithmonë pas mësuesve. Megjithatë në analizën e PISA, Shqipëria ka mangësi pasi rezulton nën mesataren e vendeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Të dhënat tregojnë se 61% e nxënësve shqiptarë arritën nivelin minimal të aftësive në shkencë, 55% në matematikë dhe më shqetësuese paraqitet gjendja në lexim, ku rreth gjysma e 15-vjeçarëve nuk arritën nivelin bazë të aftësive të përcaktuar nga PISA. Vlerësimi ndërkombëtar rendit Shqipërinë në vendin e katërt nga fundi në lexim, ku përparon në këtë fushë Rumania, Mal i Zi apo Serbia. Të dhënat zbulojnë se në performancë absolute Shqipëria nuk ka asnjë 15 vjecarë në lexim, teksa në shkencë janë vetëm 1% në top rezultate dhe në matematikë 2%. Në vlerësim morën pjesë 5 959 nxënës nga 160 shkolla shqiptare, teksa PISA zhvillohet si një test në 90 vende të botës.

Top News – Asnjë gjurmë nga grabitësi i bankës/Autori vodhi 60 mijë euro dhe u arratis me monopatinë
03/11 13:06
Top Channel/ Pamje të rralla! Flamingot rikthehen në Pogradec, qëndrojnë të qetë mbi liqen
03/11 13:05
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Lin, 6 persona të plagosur
03/11 12:58
Top Channel/ Pika kufitare me Greqinë mbyllet katër orë më gjatë, shërbimi nga 07:00 në 21:00
03/11 12:47
Top Channel/ Banorët të shqetësuar nga përmbytjet dhe erozioni, kërkojnë prita mbrojtëse në lumë
03/11 12:46
Top Channel/ Anijet gjermane, italiane e spanjolle në stërvitje detare e ajrore me flotën shqiptare
03/11 12:46
Top Channel/ Alarm kibernetik në Greqi/ Hakerët ndërhyjnë te frigoriferët e bizneseve
03/11 12:46
Top Channel/ Shtyhet gjyqi për 17 nëntor, GJKKO thotë se nuk u njoftua për transferimin
03/11 12:25
Top Channel/ Bojkotojnë mësimin dhe i bëjnë thirrje të gjithëve të bashkohen me ta
03/11 12:24
Top Channel/ Vrau nënën, dorëzohet në polici 21-vjeçari Eduard Xhani. Akuzë për vrasje me dashje
03/11 12:14
Top Channel/ Del shifra e parave që u grabitën në arkën e një banke tek Komuna e Parisit
03/11 12:13
Top News – Veliaj letër për GJKKO. Kërkon hetim të pavarur për transferimin në Fier
03/11 12:11
Top Channel/ Vodhi 1 automjet nga vendparkimi i një hoteli, vihet në pranga 31-vjeçarja në Sarandë
03/11 12:05
Top Channel/ ‘Bojkoto e protesto’, studentët vijojnë protestën, thirrje të rinjve të tjerë tu…
03/11 11:49
Top Channel/ Vijojnë protestat/ Të rinjtë grumbullohen te Politekniku, thirrje për dorëheqje dhe…
03/11 11:41
Top News – Shqipëria nuk përfiton fonde. Bllokohen 228 mln euro nga Plani i Rritjes së BE
03/11 11:25
Top Channel/ Sot seanca për Veliajn! Avokati i kryebashkiakut në GJKKO
03/11 11:11
Top News –Ulja e TVSH mund të rrisë çmimet. Ekonomi e qëndrueshme, por varet nga turizmi e ndërtimi
03/11 10:50
Top Channel/ Masa ‘Detyrim paraqitje’, ish-drejtoresha e AKSH paraqitet në SPAK
03/11 10:07
Top News – Luftanijet e NATO-s në Vlorë. Gjermanë, italianë e spanjollë gati për ‘betejë detare’
03/11 10:02