Grafiku i turizmit në vend po shënon vetëm rritje pozitive. Shifrat flasin sërish këtë vit për një rekord në muajin shtator me 1.1 milionë të huaj që kanë vizituar vendin tonë. Referuar Institutit të Statistikave bëhet fjalë për një rritje prej 45% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.