I nxehti ekstrem i këtij sezoni veror, që ka përfshirë gjithë Evropën, përfshirë edhe Shqipërinë, po shoqërohet me një fluks rekord të konsumit të energjisë elektrike në vendin tonë. Gjatë këtij sezoni u regjistrua një rekord i ri i konsumit të energjisë, duke arritur në 27.809 MWh, më 12 gusht 2026. Të dhënat u publikuan nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, sipas të cilit, gjatë gjithë muajve korrik dhe gusht janë regjistruar nivele rekord të konsumit të energjisë.