Barcelona ka shënuar një rekord të ri historik të temperaturave të larta, pasi termometri ka arritur në 40.5 gradë Celsius, sipas shërbimeve rajonale të meteorologjisë. Kjo temperaturë ka thyer rekordin e mëparshëm prej 40 gradësh Celsius, i regjistruar në korrik të vitit 2024. Meteorologët bëjnë të ditur se Barcelona zakonisht ndikohet nga afërsia me detin, i cili ka një efekt zbutës ndaj temperaturave të larta. Megjithatë, vala e nxehtësisë që ka përfshirë Spanjën ka bërë që edhe zonat bregdetare të përjetojnë temperatura ekstreme.