Për të pestën ditë radhazi, qyteti i Fierit është mbuluar nga retë toksike dhe ajri i ndotur. Për të dëgjuar shqetësimin e shëndetit të qytetarëve që po sjell kjo katastrofe mjedisore ka qenë edhe deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Koduzi, të cilët nga vendgrubullimi i mbetjeve u shprehën se situata që po përballen fieraket prej 5 ditësh po i çon drejt vdekjes së parakohshme. Koduzi tha se institucionet përkatëse duhet të masin ndotjen e të marrin masat, pasi djegia në ambient të hapur rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës. Qytetarët fierake kanë edhe sëmundje të mbartura, pasi kanë punuar më herët në kompani nënkontraktore të naftës.