Aksi rrugor Fier-Kthesa e Patosit-Fratar po rehabilitohet në të gjithë gjatësinë e saj prej afro 43 kilometrash, Punimet i inspektoi nga afër Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku cila u ndal në gjurmën e parë të këtij projekti me gjatësi 3.7 km. Balluku theksoi se, kjo kontratë investimi parashikon të përfundojë në pranverën e vitit 2026 dhe do të ndikojë në zhvillimin e ekonomisë lokale. Aktualisht në këtë kantier po punojnë 40 mjete të rënda dhe pritshmëritë janë për një ecuri të mirë të punimeve. Pjesë e projektit rrugor është edhe ndërtimi i tre urave si edhe pajisja e rrugës me ndriçim dhe sinjalistikë.