Gjykata Themelore në Shkup ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej 30 ditësh për ish-zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi, duke vendosur që ajo të zbatohet nga momenti kur ai të jetë në dispozicion për organet e ndjekjes penale. Kjo lëvizje pason ankimimin që bëri javën e kaluar avokati i Grubit kundër vendimit të kësaj gjykate, e cila, me propozim të Prokurorisë Publike, më 17 dhjetor kishte urdhëruar masën e paraburgimit.