Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Korçë, ku në teatrin “A. Z. Çajupi” do të zhvillohet takimi në kuadër të diskutimeve për reformën territoriale. Takimi në Korçë është pjesë e turit të takimeve që po zhvillohen në qarqe të ndryshme të vendit, në kuadër të diskutimit për reformën territoriale dhe organizimin e mëtejshëm të pushtetit vendor.