Komisioni i Reformës Territoriale zhvilloi këtë të martë, më 26 maj, dëgjesën e radhës me qytetarët në Kukës. Gjatë fjalës së tij, bashkëkryetari socialist i Komisionit, Arbjan Mazniku, u shpreh se “ka ardhur momenti për të rishikuar reformën territoriale të vitit 2014”. Megjithatë, ndryshe nga sa deklaroi Mazniku, bashkëkryetari i opozitës, Luçiano Boçi, e konsideroi reformën territoriale të vitit 2014 një dështim.